Maskat ripërdorimshme janë ‘goditja e fundit’ në luftën kundër ndotjes plastike, paralajmërojnë aktivistët e mjedisit.
Shoqata mjedisore Greenpeace po nxit njerëzit të ripërdorin maska dhe jo t’i hedhin ato.
Fakti që maskat tashmë janë të domosdoshme ka shtuar një tjetër rrezik për mjedisin.
Materiali i tyre nuk është aspak i mirë për mjedisin.
Prandaj Greenpeace këshillon që të përdoren maskat e krijuara në shtëpi, të cilat më së shumti janë prej lecke.