Merr fund shqetësimi mbarëbotëror, shpiket ajo çka të gjithë kanë nevojë

0

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një makinë elektrike për 1 mijë kilometra. Nëse teknologjia e tyre do të përdoret në masë, atëherë do të sillte një ndryshim rrënjësor në “betejën” për burime energjie më ekologjie dhe efikase.

Skuadra e kërkuesve nga Universiteti “Monash” në Melburn thotë se bateria e tyre, e përbërë nga sulfur litiumi, është katër herë më e fuqishme sesa bateritë tradicionale. Shpikja e tyre është pranë miratimit dhe nxjerrjes në treg dhe ata thonë se do të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Artikulli i mëparshëm“Shkollat janë falas, pa nota dhe puna zgjat 5 orë”, njihuni me fshatin ku paraja dhe pushteti nuk kanë vlerë
Artikulli i radhës“Fuqia infektuese e koronavirusit është 10-fishuar”