Dominimi i dollarit amerikan përballet me kërcënime të mëdha në ekonominë post-pandemike, sipas Stephen Roach, ish kryetar në Morgan Stanley Asia.
Fuqia e monedhës i mbijetoi sulmeve nga Presidenti Donald Trump, një lufte tregtare dhe fillimit të shpërthimit të koronavirusit. Megjithatë, aftësia e saj fituese është zbehur javët e fundit ndërsa investitorët përgatiten për huazime rekord për të financuar triliona dollarë në stimuj fiskal dhe monetar.
“Ekonomia amerikane është prekur nga disa tronditje të konsiderueshme makro për një kohë të gjatë, përkatësisht një normë shumë e ulët e kursimeve të brendshme dhe një deficit kronik i llogarisë rrjedhëse,” tha ai. “Këto probleme do të përkeqësohen, pasi deficiti fiskal do të shpërthejë në vitet në vazhdim.”
Ndryshimet në industrinë globale të prodhimit do të krijojnë një presion mbi monedhën. Disa ekspertë projektojnë se SHBA do të promovojë prodhimin e brendshëm duke u larguar nga zinxhirët gjithnjë e më kompleks të furnizimit. Roach mendon se një tranzicion i tillë do të ndodh gjatë dy viteve të ardhshme, duke vulosur përfundimisht fatin e dollarit si monedhën më dominonte në glob.
“Në përgjithësi, ky është një implikim negativ për aktivet financiare të SHBA.”, tha ai. “Kjo pasi inflacioni do të rritet bashkë me importimin e mallrave të huaja.”