Qeveria çeke përjashton një bllokim të dytë për shkak të Covid-19

0

Kryeministri çek, Andrej Babis përjashtoi një bllokim të dytë në vendin e tij, pavarësisht rritjes së niveleve të infeksioneve me koronavirus, në një intervistë për median, të botuar sot.

“Së pari dhe më e rëndësishmja, ne duhet t’i bëjmë thirrje ndjenjës së përgjegjësisë së njerëzve”, i tha Babis gazetës ”Pravo”.

“Ndërsa në fillim ishim jashtëzakonisht të disiplinuar dhe mbanim maska, tani kalojmë në ekstremin tjetër”, shtoi ai.

Në fillim të pandemisë së koronavirusit në Europë, Republika Çeke zbatoi një periudhë bllokimi dhe mbylli kufijtë e saj për disa muaj.

Numri i rasteve të reja të infeksionit të regjistruara kohët e fundit tejkaloi përsëri shifrën 200.

”Dyqind e tetëdhjetë e një raste u konfirmuan dje”, tha sot Ministria çeke e Shëndetësisë.

Deri tani janë regjistruar 15 081 raste të infeksionit dhe 369 viktima.

Ndërkohë, autoritetet po monitorojnë një festë me muzikë tekno, që po mbahet në pronë private në jug të Pragës, në të cilën janë mbledhur 2 000 njerëz.

Policia ka vendosur një helikopter për të marrë pamje nga festa që nuk është njoftuar zyrtarisht.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Njerëzit duhet të përshtaten, ai nuk largohet…. Çfarë thotë studimi i MTI, shkolla e shkencëtarëve
Artikulli i radhësDonald Trump ndryshon strategjinë e fushatës ndërsa rastet e koronavirusit rriten