Piobbico është një qytezë mesjetare shumë e bukur por që njihet për “shëmtinë” e banorëve të saj. Që prej vitit 1879, kjo qytezë me 2 mijë banorë ka qenë shtëpia e “Club dei Brutti” (Klubi i të shëmtuarve), një shoqatë anëtarët e së cilës besojnë se një person është ai që është dhe jo ajo që duket.
Përgjatë brezave , ajo që nisi si një ide utopike ka evoluar në një lëvizje ndërkombëtare. Sot, e ashtuquajtura “World Association of Ugly People” numëron më shumë se 30 mijë anëtarë .
“Club Dei Brutti” u konceptua si një zgjidhje për të mundësuar takime njohje me gratë beqare të qytezës në mënyrë që ato të mos mbeteshin pa martuar.
Dhe me kalimin e viteve ideja evoluoi në një mision për t’i kujtuar shoqërisë se bukuria e brendshme është më e rëndësishme se pamja fizike. Në vitin 2007, në qendër të qytezës u ngrit edhe një statujë dedikuar njerëzve të shëmtuar.
Sot është shumë e thjeshtë të bëhesh pjesë e klubit. Anëtarët e vjetër duhet vetëm të vendosin dhe të vlerësojnë “shëmtinë” e anëtarëve potencialë që varion nga “e paspecifikuar” në “jashtëzakonisht i shëmtuar”.
Gjithsesi, jo domosdoshmërisht anëtarët e grupit janë të shëmtuar!
Klubi është më i fokusuar që të festojë bukurinë e brendshme e të mos shqetësohet për atë që mendojnë të tjerët.
Në fakt, duket sikur kjo qytezë “bie ndesh” me vendin, Italinë, që gjithnjë kërkon të bëjë “bella figura (figurë të mirë)”…