VIDEO/ Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, Bardhi: Rama në koalicion me krimin e organizuar

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook ne lidhje me inisiativën e kreut të qeverisë Rama për ndyshimin e kushtetutës.

Ai ka ndarë më ndjeksit e tij edhe nje video ku tregohet dialogu i Damian Gjiknurit me Ymer Lalën, dhe sipas drejtuesit të lartë demokrat , “Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj”.

“Pra,sipas Bardhit,  zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike”.

Ja postimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.

Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.

I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar!

Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët.

Artikulli i mëparshëm“Marrin 1 milionë e gjysmë për tu deklaruar si víktima Covidi”, avokati Islami zbulon skándálin në QSUT dhe sekretin: Në nëntor merr fund vírusi
Artikulli i radhës“Shkollat janë falas, pa nota dhe puna zgjat 5 orë”, njihuni me fshatin ku paraja dhe pushteti nuk kanë vlerë