Policia italiane arrestoi sot një 27 vjeçar shqiptar banues në Marotta, pasi në banesën e tij u gjetën rreth 160 gramë drogë e llojit kokainë.
Policia nisi një hetim ndaj 27-vjeçarit pasi ai shoqërohej me persona që ishin vartës të drogës në qytet. Nga vëzhgimet, policia ngriti dyshimet se shtëpia e shqiptarit shërbente si pikë shpërndarje droge.
Në kushte të tilla, policia ushtroi një kontroll në banesë, ku gjeti edhe lëndën narkotike. Lënda narkotike u gjet e fshehur në një cep të një prej kolltukëve.
Policia bëri të mundur arrestimin e shqiptarit ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se prindërit e tij nuk kishin lidhje me lëndën narkotike të sekuestruar.