Është shtyrë në KPA seanca ndaj ish-drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Prela ndodhet në KPA pasi komisionieri publik kërkoi shkarkimin e saj, pavarësisht se kaloi me sukses provën e parë të vettingut.
Seanca e parashikuar për ditën e sotme u shty me kërkesë të prokurores Prela, e cila paraqiti një raport dy javor, ndërsa shprehej se e kishte të pamundur të paraqitej në këtë seancë për arsye shëndetësore.
Pas kërkesës së prokurores Prela, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës më 5 shtator ora 15:00.
Ndërkohë Rezarta Shuls do të zëvendësoje Luan Dacin si pjesë e trupit gjykuësi pasi ndaj këtij të fundit KPA vendosi pezullimin e tij nga detyra.
Donika Prela u konfirmua në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019 nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kritikoi justifikimin që trupa gjyqësore u bëri të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit të Prelës.