Koronavirusi i merr jetën shoferit të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Gardisti me inicialet G.P. 58-vjeç dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë.
Nisur nga simptomat, ai është dërguar në spitalin COVID2, te Sanatoriumi nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka arritur që të fitojë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë ditën e sotme.
Kujtojmë se po sot në spitalin COVID2 ndërroi jetë dhe një mësues 39-vjeçar nga qyteti i Shkodrës, për të cilin familjarët kishin apeluar që ta dërgonin për kurim në drejtim të Turqisë.
Të dy rastet pritet që të konfirmohen në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila është zhvendosur pasdite.
Ndërkohë që deri dje në vendin tonë ishin konfirmuar 138 víktima si pasojë e Covid-19, teksa situata paraqitet e rëndë dhe sa i takon numrit të të shtruarve në të dy spitalet COVID.