Për dallim nga Fitër Bajrami që u fal në shtëpinë e çdo besimtari dhe jo në xhami për shkak të pandemisë, besimtarët myslimanë do të kenë mundësi ta falin Kurban Bajramin në xhami.
Kjo është ajo që ka vendosur Bashkësia Islame e Kosovës bashkë me IKSHPK-në, duke bërë të ditur që në 31 korrik falja e Kurban Bajramit mund të bëhet në xhamitë e Kosovës.
Deri më tani dihet se duhet të respektohet distanca në mes të besimtarëve dhe që brenda xhamisë nuk duhet të ketë më shumë se 50 persona. Ndryshime janë bërë edhe në fjalën e hoxhallarëve që kësaj here do të jetë më e shkurtër.
Ditën e nesërme do të dilet edhe me një njoftim zyrtar nga liderët e Komunitetit Mysliman të Kosovës.