Qytetarët rus janë ngritur në protestë pasi qeveria shkarkoi nga detyra guvernatorin Sergei Furgal. Mediat e huaja kanë raportuar se protestat janë një sfidë kundër presidentit rus Vladimir Putin, pasi largimi i gurvenatorit sipas tyre shkaktoi një krizë rajonale. Mediat bëjnë të ditur se protestat masive janë zhvilluar për tre javë radhazi.
Qytetarët janë revoltuar kundër presidentit rus dhe gjatë protestës kanë kërkuar edhe largimin e Vladimir Putin, ndërsa disa të tjerë e kanë quajtur të turpshëm emërimin e zëvendësuesit të guvernatorit nga ana e kreut të shtetit.
Ndërkohë autoritetet kanë raportuar se në protestë kanë marrë pjesë 6,500 persona, mediat lokale thanë se pjesëmarrës ishin 20,000 persona ndërsa protestuesit dhe disa gazetarë të pavarur thanë se në protestë kanë marrë pjesë më shumë se 90,000 persona.
Gurvenatori Sergei Furgal i cili tashmë është shkarkuar nga detyra u arrestua me 9 korrik dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Moskë. Politikani akuzohet, se para 15 vjetësh ka qenë i përfshirë në një seri vrasjesh.