Skenari më I fundit, lidhur me kërkesën botërore për naftë duket se ka ndryshuar. Gjithnjë e më shumë, studimet mbi tregjet tregojnë se të gjithë I tremben një vale të dytë të Covid-19.
Supozimet përfshijnë skenarin e një valë të dytë më të butë të koronavirusit, i cili do të ngadalësojë rikuperimin global të kërkesës për naftë. Ndërsa Evropa po rihap e ekonominë së saj, duke shkaktuar një rritje të kërkesës për naftë, rritja e numrit të rasteve të koronavirusit ndër konsumatorët e tjerë të mëdhenj të naftës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Brazilin apo Indinë do të ulë kërkesën në këto shtete, duke kompensuar kështu rritjen evropiane, sipas Bloomberg.
Lexo edhe: TENSIONET: Kërkimet për naftë, Greqia vë ushtrinë në gadishmëri kundër Turqisë!
Një ekspert I njohur I fushës, shtoi gjithashtu se në skenarin e rastit më të keq — parashikohet se kërkesa për naftë do të ulet edhe me 3,7 milion fuci në ditë, për pjesën e mbetur të vitit 2020, nëse bllokimet e plota do të ri-zbatohen globalisht për shkak të rritjeve të rasteve.
Sidoqoftë, vërehet se edhe në këtë rast, kur një valë e dytë shkakton bllokime të plota, kërkesa për naftë nuk do të ulet aq sa ishte në prill kur virusi shokoi tregjet e naftës. Kjo, sepse bota tani është e armatosur me informacion më të mirë me të cilin mund të zbatojë bllokime më të targetuara dhe të trajtojë shtimin e infektimeve më me efikasitet.
Themeli i çështjes është që kërkesa për naftë të rrijë e qëndrueshme deri në tetor, përpara se të ngrihet ngadalë pas kësaj periudhe – por sidoqoftë më ngadalë nga sa kishte parashikuar më pare nga kompania e njohur me seli ne Malajzi, Rystad Energy.
Për muajin korrik, Rystad pret që kërkesa për naftë të jetë mesatarisht 90.2 milion fuci në ditë; 90.6 milion fuci në ditë për muajin gusht, shtator dhe tetor; 93 milion fuci në ditë në nëntor, dhe 94.7 milion fuci në ditë në dhjetor. Ndërkohë kërkesa për naftë vitin e kaluar ishte mesatarisht më shumë se 99 milion fuci në ditë.
Sipas Rystad, vala e dytë e koronavirusit pritet të zgjasë deri në shkurt 2021.
Rystad sheh kërkesën për naftë gjatë vitit 2020, mesatarisht në 89,7 milion fuci në ditë, me kërkesën për 2021 që arrin mesatarisht në 97.1 milion fuci në ditë. – nën mesataren e vitit 2019.
Nuk parashikohet që kërkesa për naftë të arrijë nivelet e para-Covid-19 deri në fund të vitit 2022, kur aktiviteti I kompanive të aviacionit të jetë rikuperuar plotësisht.
Bursa për datën 27 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 386.75 | – 6.00 |
DIESEL | 370.25 | – 3.75 |
BRENT | 42.11 | – 0.79 |
©aktualitet.al