Prokuroria e Posaçme pritet të mblidhet sot në 14:00 për të vendosur mbi kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se kandidatja e vetme që ka kaluar vetingun është Aida Veizaj Hajnaj e ka kaluar procesin e vettingut.
Po sipas të njëjtave burime tre kandidatët e tjerë Ervin Hoda, Idajet Faskaj dhe Artur Beu, janë skualifikuar nga ky proces. Si procedurë SPAK i kalon ka ndidaturën klp per votim, që do të drejtojë për 5 vite Byronë e Hetimit.
BKH do të jetë Policia Gjyqësore e Prokurorisë së Posaçme, e cila do të kryejë të gjitha veprimet hetimore. Të gjithë oficerët e kësaj strukture do të kalojë në një proces përzgjedhje ku në verifikim do të kalojë pasuria dhe pastërtia e figurës. Ndërkohë Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi të marrë detyrën, do t’i nënshtrohet një trajnimi të gjatë në Shtetet e Bashkuara nga Federalet Amerikane.