Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një vajzë 26-vjeçe është vrarë nga i fejuari vetëm pak ditë para dasmës.
26-vjeçarja e identifikuar si Marina Pankratova, u gjet e vdekur në banesën e saj në Moskë, me plagë të rënda në kokë dhe në fytyrë.
Kohët e fundit ajo kishte denoncuan në polici se partneri i saj Alexander Voronin kishte ushtruar dhunë ndaj saj, por më pas e kishte tërhequr denoncimin, pasi e kishte falur dhe kishin vendosur të martohen.
26-vjeçarja kishte blerë fustanin e nusërisë dhe po bënte përgatitjet për ditën e madhe.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autorin ka goditur me grushta në fytyrë 26-vjeçaren.
Një ditë pas vrasjes autori është larguar nga vendngjarja. Sakaq, policia vijon kërkimet për të bërë të mundur arrestimin e autorit.