Afati i dorëzimit të bilancit të 2019-s shtyhet për në 3 gusht

0
taksa-dhe-tatime-montazh-15490_1482913065-9772232.jpg

3 gushti është afati i fundit të dorëzimit të bilancit të vitit 2019 në tatime, por dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Afati fillestar ishte 31 korriku, por për shkak se kjo datë, që është e premte, përkon me festën e Bajramit të Madh, që është pushim zyrtar, shtyrja bëhet për në ditën e parë të fillimit të punës, që është e hëna e 3 gushtit. Shtyrja është konfirmuar për Monitor nga burime zyrtare nga tatimet.

Këtë vit, ekonomistët kanë pasur më shumë kohë në dispozicion për të hartuar pasqyrat financiare, pasi afati fillestar që ishte 31 mars u shty si rrjedhojë e pandemisë në 31 korrik, përveç deklaratës së tatim fitimit.

Sipas njoftimit të mëparshëm të tatimeve, së bashku me bilancin kontabël dhe anekset e tij, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë:

-raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet nga ligji apo aktet nënligjore),

-inventarin analitik të mallrave gjendje 31.12.2019,

-inventarin e mjeteve të transportit në pronësi,

-kontratat e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, si dhe

-inventarin e aktiveve afatgjata (makina dhe ndërtesa) gjendje deri më datë 31 Dhjetor 2020 sipas formularit bashkëlidhur Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Përvec se sa më sipër, dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të Legjislacionit tatimor në fuqi, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:

-Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsxPasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx

-Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx

-Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx

-Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx

-Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx

Tatimet kanë publikuar dhe formatet e miratuara të dokumentacionit që duhet dorëzuar në formë elektronike, në e-filing.

Artikulli i mëparshëmFundi i farsës me shkarkimin e Metës
Artikulli i radhësEmisioni ‘The Ellen DeGeneres Show’, nën hetim