Gazetari ngre dyshime: Pse Rama kur dilte me Lali Erin mbante maskë, me Ahmetaj jo?!

0

Gazetari Artan Hoxha nëpërmjet një statusi të shpërndarë së fundmi në FB, ka hedhur dyshime se kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni se kryebashkiaku i Tiranës, Erion veliaj, ka qenë i infektuar ndërkohë që dilnin së bashku në publik.

Nëpërmjet disa fotografike ai tregon se ndërkohë që në krah të ‘Lali Erit’ Rama mbante maskë, në të njëjtin hark kohorë kur shfaqej me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj nuk mbante.

‘Ua kanë shpërndarë me whatsapp juve të Rilindjes, që t’i qëndroni larg Lali Erit, se u ngjit virusin??!

Ndryshe nga e dije ti dreq, që të premten e kaluar, se Rama kur takon Lalin mban maskë, dhe kur takon Ben Ahmetajn, nuk mban maskë.

Nuk po dyshoj pse Rama mbante maskë në takimet me Lalin dhe e hiqte maskën, kur takonte Benin…

A thua të ketë ditur gjë komandanti për virusin e Lalit dhe na e ka mbajtur të fshehtë???!!!

Gjithsesi të shkuara Lalit, dhe ishallah nuk shkon për të provuar standartin e mjekësisë, te infektivi….’, shkruan gazetari Hoxha.

Artikulli i mëparshëmNGJARJA/ Fëmijët e pasur të Tiranës infektojnë plazhin e luksit në Palasë, biznesmeni që ktheu ditëlindjen e të birit në çerdhe infeksioni
Artikulli i radhësThellohet bilanci i viktimave, 4 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 117 raste pozitive