Koronavirusi jashtë kontrollit/ Shqipëria, sërish më keq se Italia

0

Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 5 viktima dhe 170 raste të reja pozitive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të hënë 147 të shëruar, duke e çuar në total numrin e pacientëve që kanë fituar betejën me COVID-19 në 198.593.

Në krahasim me shifrat e Shqipërisë, vihet re që Italia ka deklaruar 1 viktimë më pak se vendi ynë.

Por Italia ka kryer 25 mijë testime, kur Shqipëria vetëm 500. Për këto testime, Shqipëria ka pikasur 117 raste të reja.

Lombardia si rajoni më i prekur në Itali ka regjistruar 34 raste, kurse Tirana si rajoni më i prekur ka 63 raste brenda 24 orësh.

Teksa Lombardia nuk ka regjistruar sërish asnjë viktimë, Tirana ka regjistruar 4 viktima.

Artikulli i mëparshëmEMRI/ Arrestohet i riu shqiptar, ja sa paguhej në fermat e kanabisit në Britani
Artikulli i radhësEMRI/ Prokurori del pozitiv, mungon prej 10 ditësh në punë