Kosovë/ Kush kthehet nga pushimet në Shqipëri, futet në karantinë

0

Me rritjen e numrit të të infektuarve, Kosova po ashpërson masat ndaj COVID-19 dhe prej 30 korrikut do të vendosë edhe kushte për vendet fqinje të cilat kanë rritje të rasteve.

Sipas vendimit të propozuar nga qeveria, prej 30 korrikut të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët vijnë nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia duhet të vetëkarantinohen apo izolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre.

Një masë e veçantë që mund t’i shpëtojë nga kjo është për qytetarët e Kosovës që kanë leje qëndrimi apo leje të përkohshme qëndrimi dhe që dalin nga territori i Kosovës, në rast se nuk kthehen sërish në vend për 48 orë atëhere duhet të kenë test Covid ose do të vetëkarantinohen edhe ata 7 ditë.

Duket se Kosova do të marrë masa pas ditëve të fundit tragjike si për viktimat por edhe për shtimin e rasteve me COVID-19 dhe kjo do të prekë edhe Shqipërinë që këtë gusht pret shumë turistë nga Kosovë.

Artikulli i mëparshëmShpata e OFL, si po ngrihen shtabet elektorale të Ramës me `ajkën` e krimit!
Artikulli i radhësEksperti austriak: Gjysma e qytetarëve të Kosovës janë të infektuar me Covid