NGJARJA/ Fëmijët e pasur të Tiranës infektojnë plazhin e luksit në Palasë, biznesmeni që ktheu ditëlindjen e të birit në çerdhe infeksioni

0

Ditëlindja e djalit të një biznesmeni shumë të njohur në Shqipëri ka përhapur një vatër të rëndë infeksioni në një plazh në Palasë. Mësohet se i riu ka organizuar një ditëlindje të madhe fundjavën që shkoi, ku kanë qenë të ftuar të tjerë fëmijë të pasur të Tiranës, këngëtarë, e personazhe të tjerë të njohur.

Pavarësisht aktit normativ që ndalon muzikën në mbrëmje dhe hapjen e klubeve, e njëjta gjë nuk ka ndodhur në rastin në fjalë, ku siç mësohet biznesmeni në fjalë prej tri ditësh po përjeton simptoma të rënda të COVID-19.

Përveç tij, edhe të tjerë persona dyshohet se janë infektuar po në atë mbrëmje, ku festa ka vijuar gjatë.

Shqipëria po lufton “dhëmbë për dhëmbë” me COVID-19. 144 është numri i viktimave në total, ndërsa virusi ka shpërthyer mes politikës. Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është infektuar me COVID-19, deputetët Ralf Gjoni, Elio Hyska dhe Enver Roshi, gjithashtu. E kur duket se situata shkon drejt përmirësimit, moszbatimi i rregullave nga më të pasurit, nga pjesa që do të duhet të ishte më e ndërgjegjësuar e shoqërisë, numrat sërish kapërcejnë.

Artikulli i mëparshëmPërse po humbasim shijen dhe nuhatjen për shkak të Covid-19?
Artikulli i radhësGazetari ngre dyshime: Pse Rama kur dilte me Lali Erin mbante maskë, me Ahmetaj jo?!