Rindizen konfliktet e vjetra në Lindjen e Mesme, Netanyahu paralajmëron Hezbollah se po luan me zjarrin

0

Kryeministri Izraelit tha që Grupi Hezbollah kreu një përpjekje për tu futur në territorin e Izraelit të hënën, përgjatë kufirit Libano-Izraelit ,raporton /France 24/

Në rajonin e okupuar nga Izraeli në fermat e Shebaa në malin Golan është parë një përpjekje për tu infiltruar në territorin tonë ushtarë nga kufiri me Libanin , cdo sulm I ndodhur në këtë rajon do të ngarkohet me përgjegjesi Libani dhe Hezbollahu, tha kryeministri Izraelit Netanyahu.

Nr. 2 i Hezbollahut, Naim Qasim, tha: “Nëse izraelitët vendosën të fillojnë një luftë, ne do t’i kundërvihemi dhe do t’i përgjigjemi”.

“Ajo që ndodhi në Siri është një agresion që çoi në vdekjen e Ali Kamil Mohsen,” tha ai për sulmin në Siri.

Sulmi me raketa në mbrëmje në 20 korrik goditi depot e armëve dhe pozicionet ushtarake që i përkisnin forcave të regjimit sirian dhe luftëtarëve të milicisë të mbështetur nga Irani në jug të Damaskut, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Image
Artikulli i mëparshëmOpozita e Bashkuar-Ambasadorëve: Nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, bien të gjitha marrëveshjet
Artikulli i radhësFundi i farsës me shkarkimin e Metës