U dëmtua në finalen e kupës, zbulohet sa kohë mungon Kylian Mbappe

0

Kylian Mbappe ka humbur çerekfinalen me Atalantën, pasi dëmtimi i pësuar në finalen e Kupës së Francës kundër Saint-Etiennedo ta lërë jashtë për të paktën tre javë.

Sulmuesi i PSG ka bërë kontrollet mjekësore dhe raportohet se ka pësuar një zgjatje të ligamentit dhe gjatë kësaj periudhe ai do të duhet të qëndrojë pushim.

Mbappe do të nisë terapinë intensive dhe shpreson që PSG t’ia dalë ta kalojë fazën çerekfinale në Champions League dhe të jetë gati për fazën pasardhëse.

Artikulli i mëparshëmZbulohet shkaku i vdekjes së prezantuesit amerikan
Artikulli i radhësArthur Melo kërkon të hakmerret, refuzon të luajë në Champions League