Është zbuluar shkaku i vdekjes së prezantuesit amerikan me origjinë shqiptare, Regis Philbin.
Në një deklaratë të dhënë për Fox News të hënën u bë e ditur se ai ka vdekur nga shkaqe natyrore.Familja e Philbin konfirmoi për revistën Fox se ai ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare nga shkaqe natyrore.“Ne jemi shumë të pikëlluar të ju njoftojmë se më i dashuri ynë Regis Philbin vdiq natën e kaluar nga shkaqe natyrore, një muaj pa mbushur 89 vite”, ka thënë familja e tij.“Familja dhe miqtë e tij janë përgjithmonë falënderues për kohën që e kaluan me të – për ngrohtësinë e tij, për sensin e tij legjendar. Ne i falënderojmë fansat dhe admiruesit e tij për përkrahjen e tyre të vazhdueshme për më shumë se 60 vite karrierë dhe kërkojmë në këtë kohë pak më shumë privatësi”, thuhet më tej në deklaratë.