Bie numri i rasteve me Covid-19 në Suedi, kryeepidemiologu: S’ka pse të përdoren maskat

0
Image

Ndërkohë që shtetet e tjera po përballen me përhapje të re të koronavirusit, të dhënat më të reja të Suedisë tregojnë se ky vend është duke e vënë shpejt pandeminë nën kontroll.

“Është shumë premtuese që Suedia ka rënë në këto nivele”, tha të martën epidemiologu shtetëror, Anders Tegnell, para gazetarëve në Stokholm.

Agjencia e Shëndetit e Suedisë thotë se që nga arritja e kulmit të infeksioneve në fund të qershorit, shkalla e rasteve ka rënë ndjeshëm. Kjo madje ka ndodhur edhe pas rritjes së numrit të personave të testuar. “Lakoret janë duke shkuar poshtë dhe lakoret për personat në gjendje serioze kanë filluar të bien në zero” shtoi zyrtari i lartë.

Këto të dhëna u publikuan pas kundërthënieve të shumta për vendimin e Suedisë rreth shmangies së izolimit të plotë. Strategjia e pazakontë solli shkallë shumë më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi sesa në vendet e tjera skandinave. Për 100 mijë banorë, numri i vdekjeve në Suedi ishte edhe më i lartë se shifrat e Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

 Sidoqoftë, të martën në Suedi u raportuan vetëm dy raste fatale dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 5,702, shkruan “Bloomberg”, transmeton Gazeta Express.

Tegnell tha se nuk sheh arsye për përdorimin e maskave, madje as në transportin publik, pas rënies së numrit të rasteve me ritëm shumë të shpejtë.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/Tronditëse, bie trotuari, përpin dy këmbësoret
Artikulli i radhësRriten viktimat në Francë, Ministri Shëndetësisë: Kujdes nuk duhet ti lejojmë vetes një bllokim të dytë