Covid 19/ Italia shtyn gjendjen e jashtëzakonshme deri në tetor

0

Kryeministri italian Giuseppe Conte, zyrtarizoi vendimin e qeverisë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 15 tetor në vend për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është “një gjest autoritarizmi, është një masë legjitime dhe e pashmangshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë” – u shpreh Conte.

Sipas kryeministrit, “në këtë mënyrë vendi do të jetë më i sigurt.” 

Artikulli i mëparshëmMjeku poston foton me maska dhe tregon se sa përqind mbron secila prej tyre
Artikulli i radhësKosova nuk do të kërkojë teste për Covid 19 për qytetarët shqiptarë