Franca kundër mbylljes së kufijve: Schengeni hapësira jonë vitale

0

Mbyllja e kufijve brenda Europës duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur, deklaroi sot sekretari i ri francez i Shtetit për Çështjet Europiane, Clement Beaune, i intervistuar nga radio “France Inter”.

“Masat më të vështira, në veçanti mbyllja e kufijve duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur brenda Europës dhe në zonën Schengen sepse është hapësira jonë vitale, hapësira jonë e qarkullimit”, tha ai.

“Mbyllja e kufijve të brendshëm duhet të konsiderohet si apeli i fundit për të mos u përjashtuar në varësi të situatës shëndetësore”, theksoi Beaune.

Ai e konsideron thelbësor bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të Unionit.

“Ideja nuk është të synohet një vend i veçantë. Edhe në kulmin e krizës ne morëm masa të koordinuara me fqinjët tanë europianë”, theksoi ai.

“Prandaj, unë bëj thirrje për të krijuar një metodë të përbashkët europiane për të vlerësuar situatën shëndetësore, të themi nëse kjo zonë është në rrezik apo jo. Ne kemi metoda për të llogaritur deficitin, por jo të njëjtat metoda për të vlerësuar rreziqet shëndetësore dhe kjo duhet të ndryshojë”, përfundoi ai.

Artikulli i mëparshëmANALIZA/ Përse vala e dytë e Covid-19 mund të mos ekzistojë?
Artikulli i radhësTë rinjtë e infektuar me koronavirus mund të kenë nxitur shpërthimet e reja në Evropë