Lajme të zymta për të ardhmen e njerëzimit, ja ç’tregoi studimi shqetësues

0

Qytetërimet njerëzore kanë një mundësi prej 90% të shkojnë në një ‘kolaps të pakthyeshëm’ për shkak të shpyllëzimit, tregojnë ekspertët.

Mendohet se brenda dy deri në katër dekadave të fundit, Toka mund të mos jetë më në gjendje të mbajë popullatën njerëzore për shkak të shkatërrimit të pyjeve, sipas një studimi të publikuar në Nature Scientific Reports.

Studimi, i shkruar nga Dr Gerardo Aquino dhe Profesor Mauro Bologna, tregon se nëse ritmi i shpyllëzimit vazhdon njësoj, të gjitha pyjet do të zhduken brenda 100-200 viteve të ardhshme.

Kjo trajektore mund të sjellë në humbjen e sistemeve që suportojnë jetën në planet, ku përfshihen rezervat e karbonit, prodhimi i oksigjenit, konservimi i dherave dhe cikli i rregullt i ujit.

Artikulli i mëparshëmPesimistët jetojnë më pak, tregon studimi australian
Artikulli i radhësRama nis spastrimet, ja kush janë 3 zv/ministret që shkarkoi sot