Meta vë shenjën e barazimit mes banditëve dhe Policisë, thirrja: Kujdes! Ka nisur monitorimi në të gjithë vendin, mos ju bindni asnjë urdhëri politik

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Like-300x170.jpg

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një thirrje të pazakontë “banditëve” në vend, duke i paralajmëruar të mos ofrojnë “shërbime elektorale për politikën”.

I pyetur nga gazetari lidhur me urdhër-arrestet e SPAK për “Dosjen 339”, Meta tha se banditët nuk duhet të orfojnë shërbime për partitë politike, pasi ka nisur monitorimi i tyre në të gjithë Shqipërinë.

“Kjo është një dosje që duhet të ishte shteruar me kohë, nga Prokuroria dhe SPAK, ka qenë kërkesë e Bundestagut, ngadalësia është e jashtëzakonshme.

Kjo nuk është çështje komisionerësh dhe administratës zgjedhore, por kjo është një çështje e krimit të organizuar të përfshirë në përmbysjen e rezultateve kriminale.

Priten rezultate në këtë drejtim dhe nëse nuk vijnë, do të hetohen këto dosje pas zgjedhjeve të ardhshme. I bëj thirrje të gjithë banditëve të mos ofrojnë shërbime për partitë politike, sepse ka nisur monitorimi i të gjithë bandave në të gjithë Shqipërinë.

Dhe i bëj thirrje të gjithë drejtuesve të policisë së shtetit dhe institucioneve të sigurisë, të bëjnë detyrën e tyre, të mos u binden asnjë urdhri politik dhe të godasin të gjithë elementët kriminalë që tentojnë të ofrojnë shërbime elektorale.

Artikulli i mëparshëmBabai i Dua Lipës: ‘Unë nuk jam kosovar, por jam…’
Artikulli i radhësSHIFRAT: COVID-19 nuk ka kursyer as tregun e kafesë