Rriten viktimat në Francë, Ministri Shëndetësisë: Kujdes nuk duhet ti lejojmë vetes një bllokim të dytë

0

Franca raportoi ditën e djeshme 14 viktima të reja nga Covid 19, një shifër e larte nga statistikat e ditëve të kaluara që janë regjistruar atje.

Në total 30 223persona kanë humbur jetën në Francë nga pandemia e Covid 19 .

Ministri i Shëndetësisë Oliver Varan tha për televizionin LCI që , ‘Ne nuk po përballemi me një valë të dytë, epidemia po vazhdon … Disa njerëz nuk respektojnë rregullat. Ne nuk duhet të heqim dorë nga masat e ndërmara’

‘Ne nuk duhet të aplikojmë një përdorim të dytë të karantinës, po shqyrtojmë situatën rast pas rasti. Lufta nuk ka mbaruar…Ne duhet ta kuptojmë që do të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë’.

Ministri u pyet edhe për situatën vend pushimin e Britanikëve në plazhin e Quiberon, pasi një grup njerëzish u raportuan atje javën e kaluar dhe autoritetet lokale urdhëruan një bllokim atje.

“Në Quiberon, ka një grup prej rreth 50 personash. Ne po shohim situatën. Kjo do të varet nga përhapja e virusit. Nëse duhet të marrim masa të tjera, ne do t’i marrim ato”, tha ai.

Prefektura e Quiberon tha se kishte 72 raste të konfirmuara, kryesisht njerëz të moshës 18-25 vjeç./ Raporton France 24 /

Artikulli i mëparshëmBie numri i rasteve me Covid-19 në Suedi, kryeepidemiologu: S’ka pse të përdoren maskat
Artikulli i radhësCovid-19, Moska njofton se do nxjerrë vaksinën para vjeshtës