Senatorët Republikan, Tik Tok mund të shfrytëzohet nga Kina për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

0

Një grup Senatorësh Republikane në SHBA, kanë thënë që të ushtrohet presion mbi aplikacionin Tik-Tok, duke i kërkuar administratës së Trump të vlerësoi kërcënimin që vjen nga ky aplikacion popullor Kinez,sepse mund të ndikoj në zgjedhjet presidenciale nëpërmjet përhapjes së videove.

 Në një letër, Marco Rubio, Tom Cotton dhe ligjvënës të tjerë mendojnë se Kina do të shfrytëzoi këtë aplikacion për të manipuluar diskutimet politike në aplikacionet e mediave sociale.

“Ne jemi shumë të shqetësuar që (Partia Komuniste Kineze) mund të përdorë kontrollin e saj mbi TikTok për të shtrembëruar ose manipuluar bisedat (politike) për të mbjellë mosmarrëveshje midis amerikanëve dhe për të arritur rezultatet e saj të preferuara politike,” shkruajnë ligjvënësit në një letër drejtuar Zyrës së Drejtori i Inteligjencës Kombëtare (ODHI), sekretari i përkohshëm i Departamentit të Sigurisë së Brendshme (DHS) dhe drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Një zëdhënës I aplikacionit Tik Tok tha që ky rrjet social nuk është I duhuri për të adresuar cështje dhe lajme politike, por ne po bëjmë të pa mundurën që të mbrojmë integritetin e aplikacionit.

Artikulli i mëparshëmEgjipt/ Arrestohen blogeret me miliona ndjekës
Artikulli i radhësPesimistët jetojnë më pak, tregon studimi australian