Silva Bino flet për Covid-19/ Kush janë zonat më të nxehta të infektimit

0
Silva Bino flet për covid-19/ Kush janë zonat më të nxehta të infektimit

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka  treguar zonat më të nxehta në vendin tonë, ku ndodhin edhe infektimet më të shumta.

Në një prononcim për A2, Bino tregoi se përhapja e infeksionit ndodh zakonisht në vendet e punës, qofshin ato zyrat e shtetit apo edhe kompani private.

“Duhet të parandalojmë transmetimin në vendin e punës. Qoftë në zyrat e shtetit apo në kompani private duhet të zbatohet protokolli i shpallur që në fillim të epidemisë. Puna të bëhet me orare të caktuara, dikush të punojë nga shtëpia dhe dikush nga puna për të ulur transmetimin. Ne kemi vënë re se aty ku është ruajtur masa, nuk janë gjetur raste pozitive”, u shpreh ajo.

Artikulli i mëparshëmVijon ‘lufta’, SHBA thirrje qytetarëve të saj: Mos mbillni në toka fara kontrabandë nga Kina
Artikulli i radhësBabai i Dua Lipës: ‘Unë nuk jam kosovar, por jam…’