VIDEO: “Ta thyej kamerën në kokë…” shkaktuan aksidentin, burrë e grua sulmojnë gazetarët në sy të policëve

0

Dy automjete janë përfshirë në një aksident të rrezikshëm në autostradën Lushnje-Fier. Përplasja ka ndodhur në kryqëzimin pranë fshatit Savër dhe si pasojë e goditjes së fortë një person është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Shkak i këtij aksidenti mësohet se ka qenë kryqëzimi që ndanë autostradën në mes, si në asnjë vend tjetër të botës, por shpejtësia e madhe e automjetit tip Citroen që drejtohej nga shtetasi Klodian Hysa dhe që ka goditur automjetin tjetër tip Peugeot, të ndaluar anës rrugës. Gjithashtu burime nga policia bën me dije se drejtuesi i automjetit Citroen ka qenë nën efektet e alkoolit.

Shkaktarët e aksidentit nuk janë mjaftuar me demin që kanë shkaktuar, duke rrezikuar jetën e një personi, por kanë sulmuar edhe mediat që mbërritën në vendin e ngjarjes, duke shpërfillur praninë e policisë rrugore.

Një burrë dhe një grua që ndodheshin në makinën që shkaktoi aksidentin sulmojnë fizikisht dhe verbalisht grupin e xhirimit të Tv Klan dhe disa mediave të tjera.

Kjo është e vetmja autostradë, ku rrugët dytësore në të dy anët e saj lidhen me kryqëzime që janë në të njëjtin nivel me aksin kryesorë, çka shpesh është bërë burim aksidentesh duke e kthyer në një nga rrugët më të rrezikshme në vend.

Artikulli i mëparshëmIsh-gruaja e njeriut më të pasur në botë tregon se si po i përdor paratë që fitoi nga divorci
Artikulli i radhësANALIZA/ Përse vala e dytë e Covid-19 mund të mos ekzistojë?