Tre vrasjet e fundit të ndodhura në Shijak dhe Elbasan kanë sjellë edhe reagimin e gazetarit Artan Hoxha. Ky i fundit ngre alamarin se qytetit i Elbasanit është nën kontrollin e bandave, të cilët kanë korruptuar edhe zyrtarët më të lartë të këtij qarku. Ai shprehet se vrasjet i ka paralajmëruar prej kohësh dhe se tashmë vrasësit kanë zbuluar një ‘lodër’ të re, thikën.
“Bota e krimit te organizuar, ia ka dale ne kete qytet, me shume se askund tjeter ne kete vend, te korruptoje, te bleje, te shese, te implikoje dhe ti detyroje te bashkepunojne ne favor te vete, agjensite e zbatimit te ligjit, pushtetin vendor dhe ate qendror.”, shprehet gazetari.
Ai shton më tej se ngjarja më trishtuese e orëve të është vrasja e 65-vjeçarit, Fiqiri Çalliku në Shijak. Sipas tij 65-vjeçari kishte mbjellë arën me misër për të mbajtur me bukë familjen, por u vra nga një kriminel “hallexhi”.
“Situata eshte aq trishtuese dhe dekurajuese, sa “Legjenda e misrit” e Migjenit, e shkruar nje shekull me pare, duket sikur eshte shkruar dje ne mbremje nga gjeniu i poezise shqiptare… Gjithsesi kemi bere nje hap para, nga “Legjenda e misrit”, kemi mberritur te “Rojet e misrit”…”, thekson gazetari.
Postimi i plotë:
Po i vrasin dhe rojet e misrit!!! E enjte e zeze. Tre viktima dhe asnje me arme zjarri.
Duket sikur vrasesit kane zbuluar nje “loder” te re, thiken… Mund te merresha me kedo prej tyre. Por, çfare te them?! Dy te vrare brenda pak oreve ne Elbasan!!! Nuk perben me as lajm dhe as çudi. Per fat te keq, te banoreve te atij qyteti te vjeter dhe me kulture, pyetja e çdo mengjesi, se ke kane vrare mbreme, eshte kthyer ne nje normalitet.
Kam 4 vite, qe denoncoj, apeloj, publikoj fakte dhe prova, per te deshmuar se nja nga qytetet kryesore te vendit, kryqezim shume i rendesishem i akseve kombetare dhe nderkombetare te narkotikeve, Elbasani, ka humbur qetesine e tij, ka dale jashte kontrollit.
Sefundi, beteja per kontrollin e ketij qyteti, nga grupet kriminale te krimit te organizuar, eshte bere aq e ashper, sa duket si Palermo e viteve ‘80. Me shume se paaftesia dhe pamundesia e shtetit, per te garantuar rend dhe siguri ne kete qytet, te fut tmerrin korrupsioni deri ne palce, i organeve te drejtesise.
Bota e krimit te organizuar, ia ka dale ne kete qytet, me shume se askund tjeter ne kete vend, te korruptoje, te bleje, te shese, te implikoje dhe ti detyroje te bashkepunojne ne favor te vete, agjensite e zbatimit te ligjit, pushtetin vendor dhe ate qendror. Madje aleanca e botes krimit me forcat politika te te gjitha kraheve, eshte aq e madhe, sa sot nuk e ndan dot, ku fillon njera dhe ku mbaron tjetra. Ndersa sot, ekranet e mediave vizive dhe axhenda politike, jane perqendruar te ndryshimet kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise, ajo qe te trishton me shume eshte ngjarja e Xhafzotajt. Besoj krimi embleme, qe deshmon gjirizin ku eshte zhytur dhe po zhytet çdo dite e me thelle ky vend, eshte vrasja e 65-vjeçarit Fiqiri Çalliku, ndersa ruante aren e tij te mbjelle me miser.
Nje shqiptarë i mire, punetore, hallexhi, qe punonte ne token e tij, qe kishte mbjell miser per te mbajtur familjen me buke. Mbeti i vrare ne mesnate, ndersa ruante misrin e parceles se tij nga nje kriminel “hallexhi”, qe kush e di çfare tjeter halli e ka detyruar te shkoje te vjedh djersen dhe mundin e nje shqiptari te varfer, per ta shitur te nesermen, si miser te pjekur, rrugeve te Durresit.
Keto kohe, jemi mesuar te degjojme raste, kur shqiptaret jane vrare duke ruajtur parcelen me kanabis nga trafikantet. Por ja ku arritem, po vriten dhe ata bashkekombas te ndershem, qe ruajne parcelen e tyre me miser.
Situata eshte aq trishtuese dhe dekurajuese, sa “Legjenda e misrit” e Migjenit, e shkruar nje shekull me pare, duket sikur eshte shkruar dje ne mbremje nga gjeniu i poezise shqiptare…
Gjithsesi kemi bere nje hap para, nga “Legjenda e misrit”, kemi mberritur te “Rojet e misrit”…
Ky shkrim i gazetarit vjen, pasi gjatë orëve të fundit janë vrarë me thikë 3 persona, Rigers Runaj, Fiqiri Çalliku dhe Florian Lamçe. Runaj u vra me thikë mbërmjen e djeshme. Ai u gjet i pajetë në pranë varrezave të qytetit të Elbasanit. Ndërsa, Florian Lamçe u vra mëngjesin e sotëm në një lokal në Elbasan. Ngjarja ndodhi gjatë sherrit me Ardiano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, 34 vjeç. Ky i fundit është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini. Sakaq, 65-vjeçari Fiqiri Çalliku u vra nga një grabitës, të cilin e gjeti në arën e tij duke vjedhur misër.