E vranë me shishe…., pamjet nga vendi i krimit në Elbasan. Ja çfarë thotë policia

0

Pamjet që shihni vijnë nga vendi i krimit në Elbasan ku mbeti i vrarë një 40-vjeçar me precedentë penale. Ngjarja ndodhi në orët të para të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në një lokal në qendër të qytetit.

Eshte mësuar se pas një sherri me shishe dhe sende të forta, mbeti i vdekur Florian Lamçaj, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

Raportohet se në komisariat mbahen të shoqëruar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Thuhet se Lamçja ishte person i dyshuar për disa vrasje me pagesë. Aktualisht policia po heton për ngjarjen.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në orët  të para të mëngjesit,   në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur  janë konfliktuar duke u dëmtuar me  njëri-tjetrin me shishe  dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç,  S.S., 34 vjeç,  dhe  F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi F.L., si pasojë e  plagëve  të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën p?r zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmVdekja e profesorit të Matematikës/ Akuza e fortë e mikut të tij: Gazjoni vdiq se mjekëve këtu iu desh tre ditë të ….
Artikulli i radhësDhëndri i Qazim Sejdinit në vrasjen e 40-vjeçarit Lamçe