Policia e Shtetit raportoi thatë ngjarjen duke thënë vetëm se i riu u gjet në shtëpi, dhe se ngjarja dyshohet se është vetëvrasje. “Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ishte ky njoftimi i Policisë.
Por të dhëna kontradiktore vijnë nga mediat dhe burimet alternative të informacionit. Faxweb.al teksa raportoi lajmin mëngjesin e sotëm shkruante se i riu “kishte plagë të shumta në trup”.
Ndërkaq në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër version për ngjarjen, (ende i pakonfirmuar nga redaksia). Ne kontaktuam edhe zyrtarisht me Policinë e Shtetit por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi marrë asnjë përgjigjie shteruese.
Mediat online si Newsbomb.al, Joq Albania, 360 gradë.al e të tjera shkruajnë se bëhet fjalë për një vrasje. Çfarë ndodhi me Pronarin e Adorions?