Menjëherë pas votimit në parlament për ndryshimin e Kushtetutës, ka plasur një debat i ashpër në distancë mes presidentit të vendit Ilir Meta dhe Edi Ramës.
Nëse i pari reagoi fillimisht me një gjuhë të ashpër, por vetëm politikisht, Rama ka sulmuar me etiketime dhe kërcënime të forta.
Menjëherë pas kësaj, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili në mesazhin e tij në Twitter e ka krahasuar kreun e shtetit me Haxhi Qamilin, me të njëjtën monedhë, duke e quajtur `i sëmuri i Surelit`.
‘I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të ‘China Club’ në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi!’, thekson Tedi Blushi