Përkeqësohen marrëdhëniet/ Bjellorusia arreston dhjetra mercenarë rusë para zgjedhjeve presidenciale

0
Përkeqësohen marrëdhëniet/ Bjellorusia arreston dhjetra mercenarë rusë para zgjedhjeve presidenciale

Ditën e sotme, autoritetet në Bjellorusi thanë se kanë arrestuar dhjetra ushtarakë privatë rusë disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, në një sinjal përkeqësimi të marrdhënieve mes dy aleatëve tradicionalë.

Në deklaratën e tij, presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, i cili kërkon një mandat të gjashtë në zyrë në zgjedhjet e 9 gushtit, ka akuzuar Rusinë se kërkon që vendi të heqë dorë nga pavarësia e tij.

Presidenti 65-vjeçar Lukashenko është mbështetur shpesh në ndihmën ekonomike dhe politike ruse por i reziston përpjekjeve të Moskës për të shtuar kontrollin mbi asetet ekonomike të vendit.

Arrestimi i dhjetra rusëve të akuzuar për tentativë destabilizimi i ngre në një nivel të ri tensionet mes dy vendeve.

Agjencia shtetërore bjelloruse BelTA tha se 32 anëtarë të kompanisë private ushtarake ruse Wagner u ndaluan në një seantorium pranë kryeqytetit Minsk , dhe një tjeter në jug të vendit.

Shefja e agjencisë kryesore bjelloruse të hetimit Yulia Goncharova, konfirmoi arrestimet por nuk dha asnjë koment.

Agjencia BelTA kishin vepruar pas informacioneve sipas të cilave “200 militantë kishin ardhur në vend për të destabilizuar vendin gjatë fushatës elektorale”.

Lukashenko, ish-drejtor kooperative shtetërore, ka udhëhequr vendin ish-Soviet me 9.5 milionë banore prej më shumë se 25 vjetësh.

Ai pritet të fitojë edhe zgjedhjet e 9 gushtit megjithë valën e protestave nga opozita.

Artikulli i mëparshëm‘Gjysma e pacientëve në respirator ndërruan jetë’/ Studimi gjerman mbi vdekjet nga COVID-19
Artikulli i radhësParashikimi i qeverisë: Të ardhurat për frymë të çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro, si pasojë e Covid-19; Humbje totale 770 mln euro