Shokon studimi: Covid-19 ka ekzistuar te lakuriqët e natës që 72 vite më parë

0
Featured image of article: Shokon STUDIMI: Covid-19 ka ekzistuar te lakuriqët e natës që 72 vite më parë

Analiza tregoi se viruset që lidhen me SARS-Cov-2 kanë jetuar në lakuriq të natës për shumë dekada. Këto viruse kanë një origjinë të përbashkët dhe aftësinë për të infektuar qelizat e gjitarëve, të cilat lehtësuan transmetimin e tyre te njerëzit, dhe që mund të ndodhin përsëri në të ardhmen, thonë shkencëtarët.Lakuriqet29 Korrik, 2020 22:19

Koronavirusi që ka pushtuar botën ku deri më tani ka më shumë se 666 mijë njerëz në botë dhe ka infektuar më shumë se 17 milionë njerëz  mund të ketë ekzistuar tek lakuriqët e natës në vitin 1948 pra rreth 72 vite më parë.  Shkëncëtarët kanë bërë këtë zbulim si pjesë të një projekti hulumtues në lidhje me origjinën stërgjyshore të virusit SARS-CoV-2, i cili shkakton Covid-19.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë kanë krahasuar patogjenin që shkakton Covid me atë që gjenden në lakuriq. Hulumtimet e mëparshme kanë identifikuar lakuriqët si burimi origjinal i mundshëm i SARS-CoV-2. Biologët molekularë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa krahasuan gjenet e dhjetëra viruseve që lidhen ngushtë me virusin SARS-Cov-2.

Ekzistojnë pyetje të hapura evolucionare në lidhje me shfaqjen e fundit të koronavirusit SARS-Cov-2, përfshirë rolin e specieve të rezervuarit, rolin e ri-kombinimit dhe kohën e devijimeve nga viruset e kafshëve. Ata zbuluan se sarbeko-viruset, një sub-gjenus viral që përmban SARS-Cov dhe SARS-Cov-2, janë subjekt i ri-kombinimit të shpeshtë dhe tregojnë diversitetin gjenetik të strukturuar hapësinor në nivelin rajonal në Kinë.

Në dhjetor 2019, një numër i madh i rasteve të pneumonisë të lidhura në mënyrë epidemiologjike me tregun e hapur të kafshëve në qytetin Wuhan, provinca Hubei në Kinë, shërbimi lokal shëndetësor në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ngritën një alarm epidemiologjik.

Analiza tregoi se viruset që lidhen me SARS-Cov-2 kanë jetuar në lakuriq të natës për shumë dekada. Këto viruse kanë një origjinë të përbashkët dhe aftësinë për të infektuar qelizat e gjitarëve, të cilat lehtësuan transmetimin e tyre te njerëzit, dhe që mund të ndodhin përsëri në të ardhmen, thonë shkencëtarët.

Ndarja e formave të mëparshme të SARS-Cov-2 nga pema e zakonshme evolucionare e virusit në mes të lakuriqëve në Kinën jugore dhe juglindore ndodhi midis 1948 dhe 1969, ndërsa ndarja e patogjenëve të Covid-19 dhe SARS ndodhi më vonë, midis 1952 dhe 1970.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se viruset SARS-Cov-2 kanë qarkulluar në lakuriqët e natës në Kinën jugore për më shumë se gjysmë shekulli, dhe struktura e tyre specifike, e cila u lejon atyre të lidhen me receptorët në sipërfaqen e qelizave të mushkërive të disa specieve të ndryshme, shpjegon pse dy viruse të ngjashme infektuan njerëzit dhe shkaktuan epidemi serioze të infeksioneve të frymëmarrjes.

Artikulli i mëparshëmOpozita e Bashkuar: Kuvendi gjysmak, në shërbim të Ramës. Makinacionet nuk e ndalin ndryshimin
Artikulli i radhësKujdes! Këto janë gjithë rregullat që duhet të dini mbi hyrje-daljet në BE