Në burgun e Zaharisë në Krujë janë konfirmuar katër persona pozitivë për koronavirusin.
Mësohet se të prekur janë dy persona mbi 60 vjeç si dhe dy më të rinj.
Sa i përket dy personave në të 60-at, ata janë dërguar në spitalin e burgut, ndërsa dy të tjerët në burgun e Shën Kollit. Mbetet ende e paqartë pse këta dy të burgosur janë transferuar në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit.
ABC News mëson po ashtu se dyshohet se të burgosurit e kanë marrë virusin nga sallat e gjyqeve.