Vetëm një në tre grekë planifikojnë të bëjnë pushime këtë verë

0

Pandemia e koronavirusit është duke pasur një ndikim të madh në planet e pushimeve të grekëve, ku vetëm një në tre prej tyre synojnë të bëjnë pushime këtë verë, sipas një studimi të kryer nga Shoqata e Biznesit dhe Shitjeve me pakicë në Greqi (SELPE).

Sondazhi zbuloi se vetëm një në shtatë grekë (14%) do të pushojnë si zakonisht, ndërsa 18 për qind e tyre thanë se do të shkojnë në pushime të shkurtra për shkak të kufizimeve financiare ose ndryshimeve në opsionet e tyre, duke zgjedhur dhoma me qira në vend të hoteleve.

Katër nga nëntë grekë (44%) u përgjigjën se ata patjetër nuk do të kenë pushime këtë vit, ndoshta duke pritur të shohin se si do të jetë ecuria e pandemisë së koronavirusit.

Pandemia ka sjellë ndryshime edhe në mënyrën e blerjes së produkteve: Një në dy konsumatorë blejnë duke patur si kriter çmimin e produktit, 23 për qind e tyre përmendin cilësinë si faktor kryesor që drejton zgjedhjet e tyre.

Ndërsa një në 10 grekë (10%) thonë se higjiena dhe siguria është përparësi kur ata bëjnë pazar, dhe vetëm 6 për qind e tyre blejnë pa u shqetësuar.

Artikulli i mëparshëmParashikimi i qeverisë: Të ardhurat për frymë të çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro, si pasojë e Covid-19; Humbje totale 770 mln euro
Artikulli i radhësKatër vaksinat që do shpëtojnë botën, ja ç’po ndodh me provat e avancuara anti-Covid