Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në kryeqytet.
Një automjet ka përplasur një këmbësor duke e lënë të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur pranë Institutit Bujqësor.
Mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.