E duan dy skuadrat e mëdha angleze, Boateng nuk e përjashton rikthimin në Ligën Premier

0
Jerome Boateng. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Jerome Boateng pritet të jetë ndër lojtarët e parë të larguar nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi gjerman nuk është në planet e trajneri Hansi Flick dhe pritet të largohet nga Allianz Arena.

Për mbrojtësin me përvojë janë në garë dy skuadrat e mëdha angleze Chelsea dhe Arsenal, por ai kërkohet edhe nga kampioni francez Paris Saint Germain.

Ka qenë vetë Boateng që nuk e ka përjashtuar rikthimin në kampionatin anglez, pasi ka thënë se i pëlqen t’i shikojë ndeshjet e Ligës Premier.

“Me të vërtetë nuk do t’i them jo ndonjë oferte nga Anglia”, tha fillimisht Boateng.

“Mua më pëlqen t’i shikojë ndeshjet e Ligës Premier dhe do të doja të luaja aty”.

Boateng më parë ishte pjesë e kampionatit anglez, por u largua nga Manchester City pas vetëm një sezoni të kaluar.

“Nuk kisha fat në atë kohë pasi u lëndova në fillim dhe asgjë nuk shkoi si duhet”, deklaroi Boateng.

Kontrata e lojtarit me Bayernin skadon në verën e vitit 2021, ndërsa ai vlerësohet rreth 10 milionë euro.

Artikulli i mëparshëmMerr fund ëndrra e tifozëve të Newcastle, investitorët arabë heqin dorë përfundimisht nga blerja e aksioneve të klubit anglez
Artikulli i radhës“Është pak…”, modelja shqiptare zbulon çfarë ndjeu kur i bënë testin e koronavirusit