Edi Rama ju lutet francezëve: Tregoni sa e korruptuar është qeveria ime!

0

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë gjatë  nënshkrimit të marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë franceze ‘Voltalia’, për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, i ka shkuar gjuha pikërisht te një nga ‘dhëmbët’ e tij më të krimbur që është korrupsioni galopant në shtetin shqiptarë.

Në fjalën e tij ai i është ‘lutur’ kompanisë franceze që të tregojë sipas përvojës së saj se sa e ‘korruptuar’ është qeveria që ai drejton.

‘Do kemi një dëshmitar francez që do mund të thotë se si u gjend si u ndje si e kaloi procesin me qeverinë e korruptuar shqiptare, qeverinë që shihet shpesh përmes një dylbie tradicionale paragjykimi… Besoj ministria ka treguar për partnerët tanimë, se qeveria e korruptuar e Shqipëria e korruptuar janë stigma të ndërtuara në kohë, jo pa arsye, në 30 vite të vështira të një kalimi nga një regjim jo thjesht diktatoriale komunist por që e kish mbyllur Shqipërinë e kishte bërë Korenë e veriut në mes të Evropës. Patjetër që kemi për të bërë shumë për luftën ndaj korrupsionit e transparencën me proceset. Ajo që dua ti them këtu drejtuesit të kompanisë është që ju lutem mos përtoni të tregoni historinë tuaj me qeverinë shqiptare, se do na ndihmojë shumë’, deklaroi mes të tjerave Rama.

Faktikisht kryeministri i Shqipërisë që ka 8 vite në pushtet nuk ka përse `ta kap veshin nga mbrapsht`, pasi niveli i korrupsionit të qeverisjes së tij është certifikuar çdo vit nga raportet e organizatave ndërkombëtare dhe qeverive të shumta.

Kujtojmë vetëm raportin e fundit të  Transparency International publikuar në 23 janar të këtij viti sipas të cilit Shqipëria ka humbur edhe 7 vende për sa i përket korrupsionit. Në vitin 2018 vendi ynë renditej në të 99-in, ndërsa sipas raportit të vitit 2019, Shqipëria `ka fituar edhe më shumë pikë` për sa I përket korrupsionit galopant duke u renditur në vendin e 106 nga 180 shtete të përfshira në matjen e shkallës së korrupsionit në botë.

Meqenëse jemi te investimet e huaja, kujtojmë gjithashtu se në raportin e vitit 2019 mbi `Klimën e Investimeve në Shqipëri`, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), e cilëson si problematikë këtë klimë duke cituar edhe shkaqet, që sipas saj janë; ‘korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste.’

Edhe në raportin e fundit nga ‘Fridom Haus’ për Shqipërinë të publikuar në 15 korrik të këtij viti thuhet se, ‘Korrupsioni mbeti shqetësues në vitin 2019, pasi arritjet modeste në luftimin e korrupsionit të imët u lanë nën hije nga shqetësimet serioze të pandëshkueshmërisë dhe kapjes së shtetit duke kërcënuar procesin legjislativ. Parlamenti miratoi disa kontrata të dyshimta për koncesion dhe PPP përmes ligjeve të veçanta’.

Artikulli i mëparshëmFshihet ngjarja/ Makina e drejtorit të policisë përplas ‘Smart-in’, drejtuesja në gjendje të rëndë
Artikulli i radhësPandemia/ BE shtyn sërish mbylljen e kufijve për Shqipërinë