Ditën e sotme në orën 10:00 u zhvillua mbledhja e rradhës parlamentare ku u miratuan ndryshimet Kushtetuese.
Dhe pse në një ditë ku temperatura shënonte 40 gradë, gazetari Ismet Drishti mori në pyetje disa deputetë që votuan pro ndryshimit të Kushtetutës.
Nuk mund të mungonin pyetjet provokative ku dhe përgjigjet e fituara ishin epike të disave prej deputetëve. Drishti i pyeti deputetët se pse Norvegjia dhe Zvicra duan të dalin nga BE (megjithëse këto dy shtete nuk janë anëtare të BE-së), deputetët këtë gjë nuk e dinin.
Deputetit Rrahman Rraja i duket se vendimi i marrë sot në Kuvendin e Shqipërisë është i duhuri, dhe që nuk ka një arsye specifike për ne që të hyjmë në BE.
Ndërkohë deputetja e “kërpëratës” Majlinda Halilaj, shprehet se nuk mund të gjykojë këto dy shtete nësë duan të dalin nga BE.
Drishti: Pse duan që të dalin Zvicra dhe Norvegjia nga BE?
Deputetja: Është mendimi i tyre. Ne kemi paralment tjetër kemi të drejtat tona. Është mendimi i tyre nuk mund të gjykoj. Nuk e gjykoj këtë pjesë ne duhet të futemi.
Drishti: Këto nuk janë në BE! Deputetja: Shpresoj të futen! Drishti: A e kupton që po na merr në qafë?
Deputetja: Ti po na merr në qafë ne, që je pa maskë (Qesh Ismet Dirshti) Gazetari: O zot i madh kush na i voton ligjet ne!
Drishti: Kot me të pyt sa kushtojnë një palë thonj të plotë? Deputetja: Varet, ka të ndryshme, jemi për politikë, jo thonj!
(Dialogun e ndiqni në minutën 6:30)