Pasi mposhti kancerin, koronavirusi i merr jetën ish-kandidatit për president të Amerikës

0

Ish-kandidati presidencial republikan Herman Cain ka ndërruar jetë nga korónavirusi. Ai ishte 74 vjec dhe lajmin e hidhur e konfirmoi faqja konservatore e internetit, Newsmax, ku Kain ishte një kontribues. Aty thuhet se politikani vdíq në një spital të Atlantës, pasi prej disa javësh ishte në gjendje të réndé shëndetësore.

Më parë, 74-vjecari ka vuajtur nga kánceri i zorrës së trashë në fazën e katërt, të cilën arriti ta mposhtte.Cain ishte shtruar që në datën 1 korrik dhe është figura më e lartë publike në ShBA që kthehet në víktímë të kórónavirusit.

Ai mori pjesë në fushatën elektorale në Tusla për presidentin republikan Donald Trump dhe u shfaq pa maskë. Cain ndoqi mitingun shkátërrimtar të 20 qershorit në Tulsa, ku tetë anëtarë të ekipit paraprak rezultuan pozitivë  dhe stafi duhej të ázolohej.

Para se ti hynte politikës me Partinë Republikane dhe të kthehej në kandidat presidencial, kishte qenë drejtues bordi i degës së Federal Reserve në Kansas City.

Artikulli i mëparshëm“Është pak…”, modelja shqiptare zbulon çfarë ndjeu kur i bënë testin e koronavirusit
Artikulli i radhës“O zot i madh kush mi voton ligjet mu!”, gazetari vë duart në kokë pasi u bën pyetjen provokative deputetëve, godet sërish deputetja e ‘kërpëratës’