Shefi i Kabinetit të Kreut të PD-së, Lulzim Basha, Dorian Teliti në një shënim në Facebook, e ka cilësuar situatën aktuale të ekonomisë ku e ka zhytur qeveria Rama, si më të rëndat e 30 viteve.
Teliti shkruan se: ‘Asnjëherë më parë, as në vitet e krizës botërore ekonomike 2008, Shqipëria nuk ka shënuar një rekord të tillë në rënie, e kjo lidhet kryesisht me mungesen e vizionit dhe menaxhimin e keq të taksave & parave te shqiptarëve nga Qeveria.’
‘Te paret per taksat me te larta.
Te paret per korrupsionin endemik te strukturave shteterore.
Te paret dhe te vetmit qe brastisem ekonomine.
Vete Qeveria parashikon qe te ardhurat mesatare per fryme ne vitin 2020 priten te bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro me pak per çdo shqiptar.
COVID 19 nxori teresisht zbuluar paaftesine e qeverise per te menaxhuar situaten ekonomike, braktisjen qe i beri qytetareve dhe bizneseve, te gjithe e shohim qartesisht humneren ku na ka zhytur. Sipas te dhenave zyrtare humbja totale e te ardhurave vleresohet te arrije te pakten 770 milione euro.
Asnjehere me pare, as ne vitet e krizes boterore ekonomike 2008, Shqiperia nuk ka shenuar nje rekord te tille ne renie, e kjo lidhet kryesisht me mungesen e vizionit dhe menaxhimin e keq te taksave & parave te shqiptareve nga Qeveria.
Ne 7 vjet qeveria e Rames mbeti ne nivelin e premtimeve elektorale propagandistike te “luges prej floriri” te tryezes bosh te shqiptareve, jo vetem duke mos mbajtur asnje prej tyre por duke i zhytur shqiptaret gjithnje e me shume ne varferi te skajshme.
Kjo situate ka deshperuar te madh e te vogel, te ri e te moshuar. Nxjerrja e vendit nga ky batak ekonomik qe po u merr frymen shqiptareve nuk eshte i lehte por nuk eshte as i pamundur.
Partia Demokratike e ka kete mision te qeverisjes se saj dhe ne platformen tone shqiptaret do te trajtohen si qytetare te denje te ketij vendi dhe me mundesi te barabarta. Qeveria e oborrtareve do te jape llogari bashke me miqte oligarke dhe parate e shqiptareve do tu kthehen mbrapsht atyre.
Cdo PPP korruptiv dhe cdo para e cuar padrejtesisht ne xhepat e oligarkeve do te kthehet ne investim per nje jete me te mire per shqiptaret, qe te rrine ne Shqiperi dhe jo me syte nga bota.
Kjo nderhyrje ne ekonomine e vendit eshte emergjence e ne do ta kryejme nje ore e me pare, bashke me shqiptaret qe do te ndeshkojne shume shpejt me vote qeverine e babezitur qe ka pervetesuar gjithcka, ne tafmane e saj per te marre cdo gje.
Por sic populli thote…tafmaja madhe te le pa gje.’