Vendoset drejtësia për gorillën Rafiki. Gjahtari i paligjshëm Felix Byamukama që e vrau qershorin e kaluar në Ugandë, u dënua me 11 vjet burg.
Ai u shpall fajtor për hyrje të paligjshme në një zonë të mbrojtur dhe vrasjen e një gorille që ishte shpallur specie në zhdukje. Ndërkohë presin vendimin e gjykatës dhe 3 personat e tjerë që ishin bashkë me të.
Mund të konsiderohet një dënim i rëndë, por në të vërtetë është më i lehti i mundshëm për një krim të tillë që parashikon sipas ligjeve vendase burg përjetë dhe një dënim me 5.4 milionë dollarë. Ajo që agravoi dënimin ishte mënyra mizori si ishte vrarë gorilla.
Gorille Rafiki është një specie në rrezik zhdukje dhe në të gjithë botën numërohen më pak se 1000 prej tyre.