Kur një sëmundje u shfaq nga një lloj i shpendëve në veri të Kinës, njerëzit që jetonin në po të njëjtin vend filluan të mendojnë më shumë për të.
Por, kur një ditë me një anije u shfaq një çift anglez, filluan dyshimet se mund të kishin sjell virusin me vete, shkruan The Guardian.Duket sikurse është inspiruar nga COVID-19, por filmi Sloborn, me produksion gjermano-danez, është filmuar gjatë vitit të kaluar.Kjo ka bërë që kohëve të fundit të mendohet se ky film ka ardhur si pasojë e gjendjes aktuale nëpër bot.Ky ‘show’ tregon një histori në një ishull fiktiv, ndërsa është shkaktuar kaos i vërtetë përmes virusit.Personat që qëndronin në po të njëjtin vend, janë të detyruar të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën mes vete.Ndërkaq, kreatorët e filmit janë munduar që të përshkruajnë një histori moderne, ndërsa civilizimi sa vjen e zhduket.“Jam i shokuar se si në mënyrë të vazhdueshme po dëgjoj për katastrofa në botë, të cilat po përçohen nga mediet, kurse ne po jetojmë në mënyrë normale”, është shprehur regjisori Christian Alvart.Kur Gjermania ishte vënë në izolim, seritë e filmit ishin në fazën e postproduksionit.