FOTOT: Kurora për Aneta Ramën nga i gjithë kabineti i kryeministrit, ja pamjet e fundit nga ceremonia

0

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ndau me të gjithë lajmin e trishtë se nëna e tij, Aneta Rama ndërroi jetë.

Ajo u shua në moshën 82-vjeçare ndërkohë që do të mbahet mend jo vetëm si nëna e kreut të qeverisë po dhe si një prej femrave të para stomatologe në vend.

Në shtëpinë e saj modeste pranë zonës së “Vasil Shantos” në Tiranë pallati është mbushur me kurora me lule, ku bien në sy emrat e kabinetit të kryeministrit duke nisur nga Vali Bizhga, Pirro Vengu ish pjese e stafit të Ramës, sot Drejtor i Portit të Durrësit, Gent Cakaj, Ogerta Manastirliu etj.

Më herët familja Rama tha se do të respektonin protokollin e situatës aktuale duk kërkuar mirëkuptimin e miqve në pamundësi për të pritur ngushëllime.

Artikulli i mëparshëmVijojnë shifrat alarmante në Kosovë/ 10 viktima dhe 224 raste infektimi brenda 24 orësh
Artikulli i radhësEpidemiologët: Këto janë tre vatrat e nxehta të COVID në Tiranë