Nesër finalja e Kupës së Shqipërisë, FSHF kërkon rikthimin e tifozëve

0
Nesër finalja e Kupës së Shqipërisë, FSHF kërkon rikthimin e tifozëve: Të ndjekim shembullin e Francës, janë qershia mbi tortë

Ditën e diel do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës, e cila është planifikuar në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon nga instancat shtetërore që të marrin shembullin e Francës dhe të lejojnë një numër të kufizuar tifozësh në finalen e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës që do të zhvillohet nesër.

Postimi i plotë:

Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin #AirAlbania.

#FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një #finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës.

Artikulli i mëparshëmKanada: Zgjatet mbyllja e kufijve, përveç amerikanëve
Artikulli i radhësCovid-19: Pse ‘vala e tretë’ e Hong Kongut është një paralajmërim?