Koronavirus ka bërë që e gjithë bota të futet në një krizë të thellë ekonomike e prej saj të mbyllen, te falimentojnë shumë kompani të njohura, e rrjedhimisht të pushohen nga puna miliona njerëz.
Kështu, bëhet e ditur se gjigandi i “Victoria`s Secret” është duke kaluar vështirësi ekonomike. Dega e Victoria`s Secret në Fairfield do të mbyllet përgjithmonë.
Vetëm në maj u mbyllën 250 degë dyqanesh të kësaj kompanie nga pandemia.
Kompania e njohur Starbucks ka mbyllur gjysmën e pikave të saj në Kinë për të mbrojtur stafin e saj dhe për të mbështetur përpjekjet e qeverisë për tu solidarizuar me këtë virus.
Të gjitha pikat e këtyre degëve të kafes paralajmërojnë se virusi që po zgjerohet ka ndikuar edhe në uljen e financave.
Shefi ekzekutiv i Starbucks, Kevin Johnson tha se firma po “kalonte një situatë shumë dinamike”.
Firma u tha analistëve të Wall Street se kishte planifikuar të tregonin parashikimet e tyre vjetore të fitimit pas një performance më të mirë seç pritej në tremujorin e parë, por vendosi të ndryshojë parashikimet e saj për shkak të virusit.
Grupi luksoz i çantave franceze Hermes ka pasur një rënie me 42% për shkak të koronavirusit.
Në kulmin e krizës shëndetësore, e cila fillimisht shpërtheu në Kinë dhe më pas u përhap në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, kompania Hermes duhej të mbyllte përkohësisht 75% të dyqaneve të saj.
Kompania Nike nga ana tjetër do të pushojë 500 punëtorë në degën e saj në Beaverton.
Ky vendim konsiderohet si më i madhi që është marrë ndonjëherë në këtë kompani.
Njoftimi thotë se pushimet nga puna të Nike do të përfshijnë mbylljen e përhershme të dy qendrave të kujdesit për fëmijë.
Shitjet e Nike janë bllokuar nga koronavirusi pasi mbylli shumicën e dyqaneve të tij me pakicë. Në qershor, u raportua një humbje neto tremujore prej 790 milion dollarësh.
McDonald’s ka vendosur që t’i mbyll përgjithmonë 200 nga 14 mijë “restoranteve me nivel më të ulët” në dyqanet e Walmart.
Megjithatë grupi i menaxhimit ka bërë të ditur se këto mbyllje ishin planifikuar edhe më parë, por që pandemia globale e COVID-19 ka bërë që kjo procedurë të përshpejtohet.